Drenica kërcënon me “përshkallëzim të situatës” nëse Luboteni paraqitet me serbin Karaxhiq

18 Nëntor 2016 - 09:24      

Grupi i tifozëve të Drenicës "Shqiponjat e zeza" ka paralajmëruar se situata mund të përshkallëzojë nëse në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Federatës së Volejbollit të Kosovës, ndërmjet ekipeve Drenica R&Rukolli dhe Luboteni, paraqitet në parket serbi Miroslav Karaxhiq.

Ky i fundit para fillimit të këtij edicioni i është bashkuar skuadrës ferizajase, Luboteni, dhe është i regjistruar si lojtar vendës, pasi është nga Lipjani.
Por tifozët drenicas assesi nuk duan që ta shohin në parket, shkruan sot Koha Ditore.

Madje, nuk kanë garantuar siguri për të, pasi, sipas tyre, Karaxhiq është mohues i pavarësisë së shtetit të Kosovës. E gjithë kjo për shkak të një fotografie të publikuar muaj më parë, ku Karaxhiq derisa luante për një klub serb kishte veshur fanellën me mbishkrimin "Kosova është Serbi". (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...