17 Nëntor 2016 - 08:54
Bëhet fjalë për sulmuesin Angellott Caro, i cili njëherësh është edhe kapiten i Përfaqësueses së Kolumbisë në futsall. Caro 27-vjeçar është transferuar te Feniksi vetëm për ndeshjet e raundit elitar, ku ekipi kosovar bën pjesë në Grupin A së bashku me Nikars Riga (Letonia), Real Rieti (Itali) dhe Kairat Almaty (Kazakistan). Ndeshjet e këtij grupi do të zhvillohen në fund të këtij muaji në Almaty të Kazakistanit, kurse Feniksi do të luajë më datat 24, 25 dhe 27 nëntor, shkruan sot Koha Ditore.
Caro konsiderohet përforcim i jashtëzakonshëm për shkak të karrierës së bujshme në futsall. Ai së fundi, ishte pjesë e ekipit kolumbian Real Bucamaranga, kurse karrierë ka bërë edhe në Portugali, Emiratet e Bashkuara Arabe, Kuvajt, Spanjë, Çeki, Venezuelë dhe Libi. Ai në Kolumbi konsiderohet si ikonë e futsallit dhe është pjesë e përfaqësueses kolumbiane prej vitit 2008 prej edhe kur bartë shiritin e kapitenit. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore.
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...