Injorimi i Shqipërisë, fat për Kosovën

17 Nëntor 2016 - 08:38      

Donis Avdijaj është futbollisti i fundit që Kombëtarja e Shqipërisë e ka injoruar. Por nga injorimi i Shqipërisë ka përfituar Kosova.

Avdijaj 20-vjeçar iu bashkua Kosovës një ditë para ndeshjes që e zhvilloi në Antalya më 12 nëntor kundër Turqisë, në kuadër të eliminatoreve për kampionatin botëror "Rusia 2018". Por deri të martën mbrëma nuk dha asnjë shpjegim pse zgjodhi të luajë për Kosovën, meqenëse në vazhdimësi kishte përsëritur dëshirën të vishej kuqezi, shkruan sot Koha Ditore.

Sulmuesi i skuadrës gjermane, Schalke, në një letër publike tha se me gjithë dëshirën e tij të luante për Shqipërinë, kjo e fundit nuk e përfilli fare. E edhe më keq u ndodhi talenteve si Milot Rashica, Amir Rrahmani, Herolind Shala e disa të tjerëve.

Ata ishin pjesë e kombëtares, por nuk u përfshinë në listën finale për Evropianin 2016 dhe më pas vendosën të luajnë për Kosovën. Sot, këta lojtarë janë shtyllë e Përfaqësueses së Kosovës që po mundohet të ndërtojë identitetin e saj. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.


 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...