16 Nëntor 2016 - 23:39
Argjentinasi, që kaloi gjithë karrierën profesioniste te gjiganti spanjoll, po raportohet se nuk është i bindur për të vazhduar kontratën, pas problemeve që pati për evazion fiskal.
Messi tani është në dy vitet e fundit në kontratën e tij, por Bartomeu beson se një marrëveshje e re do ta “blindojë” atë në këtë klub deri në fund të karrierës.
“Besoj se kemi një ekip me lojtarë të mrekullueshëm. Të gjithë. Jemi të bindur, jemi optimistë se Leo Messi do të mbyllë karrierën sportive te Barça. Të gjithë anëtarët e klubit besojnë se kështu duhet të jetë, sepse ai është lojtar që në vitet e fundit na ka sjellë shumë sukses”, ka thënë Bartomeu, gjatë një konference për media.
Messi ka shënuar 433 gola në 456 ndeshje për Barçën.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...