Peja mposhtet në Qipro

16 Nëntor 2016 - 19:47      

Peja ka pësuar humbje nga Petrolina AEK në kuadër të xhiros së pestë në Grupin G të FIBA Europe Cup.

Ekipi qipriot fitoi me 17 pikë epërsi, 81:64.

Peja nisi më mirë takimin duke fituar në periudhën e parë me gjashtë pikë epërsi, por në periudhën e dytë vendasit fituan me dhjetë pikë epërsi për ta shtuar atë në periudhën e fundit për fitoren e parë në këtë garë.

Tani pas pesë ndeshjeve të zhvilluara Peja dhe AEK-u kanë nga gjashtë pikë në tabelë dhe janë në pozitat tre dhe katër. Dy pozitat e para janë siguruar nga Cluj dhe Gaziantep.

 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...