Rooney i kërkon falje Anglisë dhe fansave të tij

16 Nëntor 2016 - 19:13      

Kapiteni i Anglisë, Wayne Rooney, ka kërkuar falje për sjelljet e tij, pas takimit me Skocinë në kualifikimet për Botërorin “Rusia 2018”.

Pas ndeshjes të zhvilluar të premten, Rooney ishte fotografuar i dehur në një aheng me miqtë e tij dhe kjo zgjoi reagimin e Federatës së Anglisë që vendosi të shqyrtojë politikat për kohën e lirë të futbollistëve.

Në një njoftim për “Press Association Sport”, Rooney ka pranuar se fotografitë për dikë mund të jenë jo të përshtatshme.

“Natyrisht, Waynet i vjen keq që fotografitë me fansa janë publikuar. Ishte një ditë e lirë për gjithë ekipin dhe stafin, ai e di se fotografitë për dikë janë të papërshtatshme. Sot Wayne ka folur privatisht me trajnerin Gareth Southgate dhe kryetarin e Federatës Dan Ashworth, ku u ka kërkuar falje. Ai dëshiron po ashtu t’u kërkojë falje fansave të rinj, që i kanë parë ato fotografi”, thuhet në njoftimin në emër të Wayne Rooneyt.

 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...