Unitedi ofron 30 milionë euro për Hysaj

16 Nëntor 2016 - 16:17      

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, raportohet se është duke konsideruar transferimin e yllit shqiptar Elseid Hysaj gjatë afatit kalimtar të janarit.

22-vjeçari, që po shkëlqen te Napoli që kur iu bashkua në vitin 2015, ka zgjuar interesim të shumë skuadrave evropiane, ndërsa tani thuhet se “Djajtë e Kuq” do të ofrojnë rreth 30 milionë euro për shërbimet e tij.

“II Mattino” raporton se Unitedi do të ketë probleme për të transferuar mbrojtësin shqiptar pasi ai ka nënshkruar së fundmi kontratë të re që e mban në Napoli deri më 2021, transmeton koha.net.

Chris Smalling, Luke Shaw dhe Matteo Darmian janë mbrojtësit që mund të largohen nga Unitedi.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...