16 Nëntor 2016 - 15:47
37-vjeçari sa ishte lojtar i Milanit ishte kërkuar nga gjigantët spanjoll, por Pirlo ka pohuar se klubi italian nuk ia ka mundësuar largimin.
“Ende kam një gjemb që më shpon për shkak se nuk kam luajtur për Real Madridin apo Barcelonën, sepse të luash në këto ekipe është ëndërr e çdo lojtari”, ka thënë Pirlo për Marcan. “Por konsideroj që jam i kënaqur që kam luajtur në ekipet më të mira në Itali”.
“Real Madridi? Çdo lojtar do të donte të luante për ta; Fabio Capello atëherë ishte trajner i tyre dhe kishte spekulime për të ardhmen time te Milani shkaku i skandalit”, ka shtuar ai.
“Milani nuk lejonte largimin tim dhe më ofroi kontratë të re. A isha i zhgënjyer? Është e vërtetë që nuk lejonin largimin tim, por në të njëjtën kohë unë qëndrova dhjetë vjet te Milani dhe fitova gjithçka”.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...