Balotelli: Rodgers është trajneri më i dobët në karrierën time

16 Nëntor 2016 - 13:57      

Mario Balotelli lidhjen e tij me ish-menaxherin e Liverpoolit, Brendan Rodgers e ka përshkruar si një “katastrofë”.

Sulmuesi problematik, i cili u largua nga Liverpooli në drejtim të Nice, e ka cilësuar si trajnerin e fundit me të cilin do të punonte ndonjëherë.

Derisa po diskutonte për menaxherët e mëparshëm, 26-vjeçari ka thënë se Roberto Mancini është trajneri i pëlqyer, ndërsa Rodgersi është i fundit në listën e tij të trajnerëve.

“Për mua, më i miri është Mancini; fantastik, i kam borxh”, ka thënë Balotelli për Gazzetta dello Sport.

“Në vend të dytë është [Lucien] Favre [trajner i Nice] së bashku me Mourinhon; portugezi është i talentuar dhe i motivuar. Është keq që kemi prishur marrëdhëniet”.

“Më i keqi? Nuk është Kloppi. Nuk jam hidhëruar me të. Të them të vërtetën, jam zhgënjyer me Rodgersin. Më pëlqente vetja me të në stërvitje, por lidhja me të ishte katastrofale”.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...