16 Nëntor 2016 - 11:49
Lavezzi pritet të ngritë padi ndaj një gazetari që raportoi se sulmuesi ishte lënë jashtë skuadrës shkaku i përdorimit të kanabisit.
Messi pas fitores 3 me 0 të Argjentinës kundër Kolumbisë, ka njoftuar se përfaqësuesja nuk do të flasë me mediet.
“Kemi marrë vendim që më të mos flasim për mediet – natyrisht se e dini përse”, ka thënë Messi.
“Na keni akuzuar për shumë gjëra, nuk keni treguar respekt ndaj nesh dhe ne nuk kemi thënë asgjë për këtë. Besoj se kjo tejkalon gjithçka. Akuza ndaj Pochos [Lavezzit] është serioze dhe ne nuk kemi thënë asgjë, ndërsa njerëzit e besojnë atë lajm”.
“Për shkak se njerëzit besojnë në ato që raportoni, ne preferojmë ta lëmë këtë punë. Na vjen keq, por nuk kemi tjetër opsion”.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...