16 Nëntor 2016 - 09:21
Januzaj, 21-vjeçar, në një intervistë dhënë “Het Laatste Nieuws” ka thënë se ka potencial për të qenë pjesë e Manchester United, nga i cili klub është huazuar te Sunderlandi këtë stinor, shkruan sot Koha Ditore.
“Unë nuk e mohoj dëshirën për të qenë pjesë e Belgjikës në Kupën e Botës në Rusi. Është një nga ambiciet e mia”, ka thënë Januzaj.
Januzaj pas Kampionati botëror të vitit 2014, që u mbajt në Brazil, ka luajtur vetëm një minutë në eliminatoret për kampionatin evropian “Franca 2016”.
Luajti kundër Uellsit në kuadër të Grupit B, ndeshje që përfundoi me rezultatin 0:0. Është ftuar edhe për dy ndeshjet që i zhvilloi më 3 dhe 6 shtator të vitit të kaluar. Por, nuk u inkuadrua në asnjërën prej ndeshjeve që Belgjika i fitoi ndaj Bosnjës 3:1 dhe Qipros 1:0. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...