Në Mitrovicë, liderja pret kampionin

16 Nëntor 2016 - 09:14      

Për trajnerin e Ferronikelit, Afrim Tovërlani, ndeshja derbi e xhiros së 14-të të Superligës së Kosovës në futboll ndaj Trepçës '89 nuk është përcaktuese për titull të kampionit, shkruan sot Koha Ditore.

Por Tovërlani pranon se kjo ndeshje vendos për kreun e tabelës. Njëjtë thotë edhe mbrojtësi i 89-shit, Përparim Islami. Ndeshja Trepça '89 - Ferronikeli zhvillohet të mërkurën (sot, 13:00) në stadiumin "Riza Lushta" në Mitrovicë. Lidere e Superligës është ekipi nga Mitrovica me 32 pikë, kurse Ferronikeli mban pozitën e tretë me 28 pikë, shkruan sot Koha Ditore.

Trajneri Tovërlani ndeshjen derbi e vlerëson të vështirë.

“Është një lojë e vështirë, duke ditur se Trepça '89 ka treguar formë të mirë në vjeshtë, edhe pse në dy ndeshjet e fundit ka pasur një krizë të vogël. Por, ne do të luajmë lojë të hapur dhe të mundohemi që nga Mitrovica të kthehemi të pamposhtur. Megjithatë t'ia lëmë fushës të caktojë se cila është skuadër më e mirë. Nuk mendoj se kjo ndeshje përcakton diçka, pasi edhe ne, edhe 89-shi kemi udhëtime të vështira, por është ndeshje e vështirë që vendos për kreun e tabelës”, ka thënë Tovërlani. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.


 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...