Në Qipro, Peja luan ndeshjen vendimtare

16 Nëntor 2016 - 09:12      

Peja kërkon fitore ndaj Petrolina AEK Larnaca për t'u stabilizuar në vendin e tretë në grup dhe për të rritur gjasat për kualifikim në raundin e dytë të FIBA Europe Cup, shkruan sot Koha Ditore.

Peja të mërkurën (sot, 18:00) në Larnaca të Qipros e luan ndeshjen e pestë në kuadër të Grupit G të FIBA Europe Cup. Aktualisht është e treta në grup me një fitore e tri humbje, ndërsa për të shpresuar që të kalojë grupin, i duhet të ruajë pozitën e tretë.

Fitoren ekipi pejan e ka arritur pikërisht ndaj AEK Larnacas, në ndeshjen e dytë, me shifrat 87:82. Ka humbur dy herë nga Cluj-Napoca e Rumanisë dhe një herë nga Gaziantepi turk. Ndeshjen e fundit e luan të martën tjetër kur e pret Gaziantepin. Që të ruajë vendin e tretë në grup, Pejës do të mund t'i mjaftojë edhe një humbje e lehtë nga AEK-u, me më pak se pesë pikë dallim. AEK-u është i fundit në grup, pa fitore të arritur.

Të mërkurën (sot, 19:00), ndeshje luan edhe Sigal Prishtina. Prishtina në Samokov të Bullgarisë, përballet me Rilski Sportist në kuadër të Grupit H. Por Prishtina është pa gjasa të kalojë tutje në raundin e dytë. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...