Argjentina fiton me spektaklin e Messit

16 Nëntor 2016 - 02:19      

Lionel Messi ka udhëhequr kombëtaren e Argjentinës në fitoren e rëndësishme ndaj Kolumbisë në kualifikimet për Botërorin “Rusia 2016”.

Ylli i Barcelonës ishte i pandalshëm në fushë dhe arriti të realizojë një herë dhe të asistojë dy herë të tjera për fitoren 3 me 0 të kombëtares së tij.

Messi hapi serinë e golave në ndeshje [video-goli]. Ai realizoi supergol nga gjuajtja e lirë në minutën e dhjetë për 1 me 0, 13 minuta para se të asistonte për Pratton që me kokë shënoi për 2 me 0.

Argjentinasi vazhdoi me formë të lartë edhe në pjesën e dytë. Ai asistoi në golin e Angel Di Marias në minutën e 84-të për të kthyer kombëtaren argjentinase drejt fitoreve, pas katër ndeshjeve rresht pa fitore.

Pas 12 ndeshjeve, Argjentina ka 19 pikë në tabelë dhe zë pozitën e pestë. Katër të parat kualifikohen direkt për “Rusia 2018” e i pesti shkon në “Play-off”. I treti Ekuadori dhe i katërti Kili, që sot mposhti Uruguain, kanë nga 20 pikë. Brazili prin me 24 pikë i ndjekur nga Uruguai me 23.

 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...