15 Nëntor 2016 - 17:34
Tifozët kuqezinj në sqarimin e tyre kanë thënë se në ndeshjen kundër izraelitëve janë terrorizuar nga forcat e shumta të policisë shqiptare dhe për këto masa ata do të bojkotojnë të gjitha ndeshjet e Shqipërisë.
Kjo është komunikata e tyre e plotë:
Të nderuar tifozë,
Ajo që ndodhi në ndeshjen Shqipëri – Izrael, nuk kishte të bënte asgjë me lojën e bukur të futbollit. Atë ditë, tifozët shqiptarë prezent në stadium (dhe jo vetëm) ishin viktimë e terrorit shtetëror. Andaj, përshkrimi apo prezantimi i çfarëdo fakti, nuk mund ta përshkruan terrorin që tifozët shqiptar përjetuan nga policia e shtetit shqiptar. Ne jemi tifozë, që e dojmë këtë Kombëtare dhe këtë Shqipëri.
Për arsyen e lartcekur, Tifozat Kuq e Zi, janë të detyruar të marrin vendim për BOJKOTIMIN e të gjitha ndeshjeve të radhës brenda, përfshirë këtu edhe ndeshjen me Lihtenshtajnin. Kombëtaren do ta përcjellim vetëm në transferta, atje ku na respektojnë.
Me këtë rast, ftojmë policinë e shtetit shqiptar, që të pajisur me kallashnikov dhe me armë tjera, të bëjë tifozin në tribunë.
Për veprimet dhe format e organizimeve tona të radhës, do të ju njoftojmë me kohë.
Me sinqeritet,
Tifozat Kuq e Zi
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...