Shqiponja kualifikohet pas dy ndeshjeve dramatike

14 Nëntor 2016 - 08:43      

Shqiponja ka fituar me vetëm një gol dallim, por megjithatë është kualifikuar në një të tetën e finales në Challenge Cup në hendboll për femra.

Shqiponja të dielën mbrëma në palestrën "Shani Nushi" në Gjakovë para rreth 600 shikuesve fitoi me shifrat 29:28 ndaj ekipit izraelit Maccabi Arazim Ramat gan, shkruan Koha Ditore.

Ishte kjo ndeshja e dytë e raundit të tretë të Challenge Cup, që është niveli i tretë i garave evropiane. Skuadrat ishin pajtuar që dy ndeshjet të luhen në Gjakovë.

Ndeshja e parë, në të cilën vendas ishte Maccabi, përfundoi 31:30 në të mirë të ekipit izraelit, ndërsa u luajt të shtunën po në Gjakovë. Kështu rezultati pas dy ndeshjeve ishte 59:59, por Shqiponja kaloi tutje për shkak se kishte shënuar më shumë gola në ndeshjen që zyrtarisht ishte mysafire.... (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...