Debutim ëndrrash për Kolollin, me gjithë humbjen

14 Nëntor 2016 - 08:20      

Mbrojtësi i krahut të majtë Benjamin Kololli do ta mbajë gjatë në mendje ndeshjen kundër Turqisë. Jo se doli fitues në fushë, por se zhvilloi ndeshjen e parë me fanellën e përfaqësueses së Kosovës në futboll.

Me gjithë disfatën nga Turqia me rezultatin 2:0, Kololli tha se ka qenë debutim ëndrrash. Ndeshja u luajt në Antalya të Turqisë në kuadër të eliminatoreve për botërorin "Rusia 2018", shkruan Koha Ditore.

"Ishte dhe do të mbetet ndeshje e veçantë për mua debutimi me fanellën e Kosovës para 32 mijë shikuesve. Të luash në një stadium të tillë të mbushur është ëndërr e çdo futbollisti. Unë arrita ta bëj ëndrrën realitet dhe jam shumë i lumtur", ka thënë Kololli për gazetën.

Kololli 24-vjecar thotë se, pos emocioneve, ndjeu edhe presionin e rreth 32 mijë shikuesve... (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...