13 Nëntor 2016 - 20:00
Duke përmendur “progresin në lojën e Kosovës”, FFK nuk ka harruar faktin që përzgjedhësi Albert Bunjaki nuk bëri asnjë zëvendësim gjatë ndeshjes edhe pse nga minuta e 55-të ishte duke humbur 2 me 0. FFK thotë se Bunjaki nuk bëri ndryshime edhe pse u pa lodhje te disa lojtarë.
“Do theksuar se përzgjedhësi Albert Bunjaki nuk bëri asnjë zëvendësim gjatë kësaj ndeshje, duke i besuar nga fillimi e deri në fund 11-shes startuese, ndonëse tek disa lojtarë u vërejt lodhja”, thuhet në mes tjerash në raportin e ndeshjes Turqi – Kosovë nga FFK-ja.
Bunjaki është kritikuar edhe nga analistë të shumtë për arsyen që nuk mori masa për të ndryshuar diçka në lojën e Kosovës.
Kjo ishte humbja e tretë rresht në kualifikimet për Botërorin “Rusia 2018” në kuadër të Grupit I.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...