Zvicra e pandalshme, vazhdon bilancin e qindpërqindtë drejt Botërorit

13 Nëntor 2016 - 19:50      

Zvicra ka shënuar fitoren e katërt nga katër ndeshje në fazën kualifikuese për Botërorin “Rusia 2018”.

Përfaqësuesja zvicerane fitoi 2 me 0 ndaj Ishujve Faroe, në xhiron e katërt të Grupit B kualifikues.

Eren Derdiyok realizoi i pari në ndeshje në minutën e 27-të pas një superasistimi nga Valon Behrami [shiko golin]. Goli i dytë erdhi nga Stephan Lichtsteiner në minutën e 83-të.

Në këtë ndeshje u paraqitën edhe yjet shqiptare Granit Xhaka, Valon Behrami, Admir Mehmedi dhe Blerim Xhemaili, ndërsa mungoi Xherdan Shaqiri për shkak të lëndimit.

Zvicra tani ka 12 pikë në tabelë dhe prinë me pesë pikë para Hungarisë. Gjashtë pikë ka Portugalia që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...