Giroud synon të rigjejë formën te Arsenali

13 Nëntor 2016 - 18:15      

Olivier Giroud nuk ka në plan të largohet nga Arsenali.

Sulmuesi francez thotë se, pas lëndimit që e mbajti atë jashtë për disa javë, është kthyer në formë dhe synon të gjejë vend në ekipin e parë të “Topçinjve”.

“Nuk kam dyshim për të ardhmen time te Arsenali”, ka thënë 30-vjeçari për “Telefoot”. “Ka konkurrencë të madhe në çdo pozitë. Ka shumë sulmues në të gjitha klubet e mëdha. Momentalisht, trajneri preferon Alexis Sanchezin, sepse isha i lënduar. Shpresoj të gjej kohën time përsëri. Alexis dhe unë jemi tipa të ndryshëm të sulmuesve dhe trajneri duhet të vendosë. Synoj të kthehem më i fortë”.

Giroud luajti për 90 minuta në fitoren 2 me 1 të Francës ndaj Suedisë të shtunën.

 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...