13 Nëntor 2016 - 16:44
Spekulime të shumta kanë qarkulluar se kampi i Boltit është në bisedime me disa klube për ushtrime dhe tani Watzke ka konfirmuar për “Bild” se klubi tashmë ka rezervuar disa ushtrime me nëntë herë medalistin e artë olimpik.
“E kemi vendosur qe një kohë tashmë. Shefi i Pumas, Bjorn Gulden, që është anëtar i bordit tonë na ka thënë se Usain është shumë i interesuar të ushtrojë me neve. Për ne kjo nuk është problem. Edhe trajnerit Thomas Tuchel i ka pëlqyer shumë ideja. Sigurisht se ai nuk do të na vizitojë gjatë ndeshjeve të Ligës së Kampionëve, por ndoshta në përgatitjet parasezonale. Jemi të lumtur dhe e marrim këtë si privilegj”, ka thënë Watzke, transmeton koha.net.
Atleti nga Xhamajka ka shprehur disa herë dashurinë e tij për futbollin. Ai në fillim ishte futbollist dhe më pas ishte kthyer në atlet, duke thyer disa herë rekordin e shpejtësisë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...