12 Nëntor 2016 - 23:41
Hysaj pas takimit është shprehur se Gjimshiti nuk duhej të përjashtohej pasi nëse shkakton penalti lojtari i fundit atëherë ai nuk ndëshkohet me karton të kuq sipas rregullave të reja, transmeton Koha.net.
Gjimshiti u ndëshkua me të karton të kuq në minutën e 17, me ç’rast gjyqtari i dha penaltinë Izraelit që në gol e shndërroi Zahavi.
“Ishte një ndeshje shumë e keqe nga ne. Te penaltia e parë nuk duhej të ishte karton i kuq, se kështu thonë rregullat e reja. Nuk jepet karton i kuq edhe nëse je lojtari i fundit që shkakton penalti”, thotë Hysaj.
Ai më tutje shprehet se edhe me një lojtar më pak në fushë ekipi luajti mirë dhe ndeshja nuk ishte e humbur.
“Edhe me 10 lojtarë ishim shumë të mirë, nuk kishte përfunduar ndeshja edhe pse ishim me një lojtar më pak në fushë, por kështu e ka futbolli”, ka thënë ai.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...