Memushaj thotë se Shqipëria nuk meritoi humbjen me këtë rezultat

12 Nëntor 2016 - 23:27      

Memushaj foli menjëherë pas takimit ku Shqipëria u mposht 0-3 nga Izraeli në “Elbasan Arena”, duke thënë se kombëtarja jonë nuk e ka merituar aspak këtë rezultat, megjithëse pranon se ekipi e nisi jo mirë ndeshjen.

“Nuk e filluam mirë ndeshjen, por pas marrjes së kartonit të parë të kuq sikur u zgjuam, megjithatë nuk arritëm të shënojmë. Pas kartonit të dytë të kuq, pastaj gjithçka u vështirësua për ne”, tha Memushaj, transmeton TCH.

I pyetur se çmendonte për vendimet e arbitrit, tha se në rastin e parë pati vetëm një kontakt të lehtë mes Gjimshitit dhe sulmuesit izraelit.

“Nuk dua të komentoj vendimet e arbitrit, por në rastin e parë besoj se nuk ishte për karton të kuq pasi ishte vetëm një kontakt i lehtë”, ka thënë ai.

 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...