Foto: Koha

Fatih Terim: Kosova po përmirësohet, por duhet ta mposhtë frikën nga humbja

12 Nëntor 2016 - 20:59      

Trajneri i kombëtares së Turqisë, Fatih Terim ka përgëzuar Kosovën për paraqitjen e sotme ndaj Turqisë, duke thënë se çdo ditë po përmirësohet.

Turqia e mposhti Kosovën në “Antalya” me rezultat prej 2 me 0 me golat e shënuar nga Yilmaz dhe Sen.

Ai ka këshilluar Kosovën që të largojë frikën nga humbja, dhe të shikojë veçanërisht humbjen nga Ukraina.

“Kosova nuk duhet të harrojë se çdo është duke u përmirësuar. Do iu rekomandoja që të shikojnë veçanërisht përballjen ndaj Ukrainës. Këto rezultate në ndeshjet e para kanë sjellë frikën nga humbja”, ka thënë Terim, transmeton Koha.net.

Ai ka thënë se ekipi i tij u relaksua pas shënimit të dy golave, dhe që në pjesën e dytë gjërat shkuan më mirë, ashtu siç i kishte planifikuar.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...