Foto: Koha

Bunjaki: Kjo ishte ndeshja më e mirë e jona, po forcohemi çdo ditë

12 Nëntor 2016 - 20:41      

Trajneri i përfaqësueses së Kosovës në futboll, Albert Bunjaki pas takimit në konferencë për shtyp ka thënë se kjo ishte ndeshja më e mirë e Kosovës kundër një kundërshtari shumë të fortë, ndërsa ka theksuar se çdo ditë ekipi po forcohet.

Kosova u mposht me rezultat 2 me 0 nga Turqi, në një ndeshje që shkëlqeu portieri Samir Ujkani me disa paraqitje fantastike.

“E kemi ditur se do të jetë një ndeshje shumë e vështirë. Kemi folur shumë për këtë takim me lojtarët, sidomos për 30 minutat e para, dhe në fakt takimin e kemi ndarë në tri perioda, në 60 dhe 9”, është shprehur Bunjaki, raporton Koha.net.

Ai më tutje ka thënë se ishim të pafat, por pranimi i dy golave ndikoi edhe në aspektin psikologjik, por që përkundër kësaj lojtarët reaguan mirë.

“E kemi ditur se do të kemi raste shënimi, por nuk po kemi fat, dhe kjo po na përcjell. Qëlluam shtyllën. Pastaj në pjesën e dytë krijuam raste përmes Amir Rrahmanit dhe Vedat Muriqit. Në pjesën e dytë pranimi i golave ndikoi edhe në aspektin psikologjik, por lojtarët reaguan mirë, u kthyem në lojë dhe u ngritëm sërish. Një gol do të na jepte shpresë për një barazim”, ka thënë Bunjaki.

Paraqitja e sotme sipas Bunjakit ka qenë më e mira e Kosovës, dhe në secilën lojë ekipi po komponohet e po forcohet.

“Më e mira në aspektin e angazhimit ka qenë kjo lojë. Samir Ujkani ka bërë disa pritje shuam të mira, dhe jam i kënaqur në aspektin e mbrojtjes. Në sulm patëm katër raste të 100 për qinda që në Antalya nuk është e lehtë t’i krijosh. Fatih Terim pas takimit më tha se çdo lojë po shkoni duke u forcuar dhe kjo është e vërtetë. Ne kemi rritur cilësinë, kompaktësinë dhe kreativitetin në ekip. Kjo është vetëm ndeshja e katërt dhe çdo po përmirësohemi”, është shprehur Bunjaki.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...