
12 Nëntor 2016 - 20:13
“Turqia ka lojtarë shumë të mirë, bënë një lojë shumë të mirë. Kosova duhet të vazhdojë të luajë në këtë mënyrë pasi sot ishim shumë kompaktë dhe nuk rrezikuam si ndaj Kroacisë”, ka thënë kapiteni i përfaqësueses së Kosovës, Ujkani, raporton Koha.net.
Ai tha se gjithmonë provon të japë më të mirën në secilin takim.
“Ne nuk jemi të kënaqur që kemi humbur, ky nuk është mentaliteti jonë. Ne po luajmë mirë futboll dhe ne e shikojmë edhe këtë. Ne duhet të punojmë shumë si të mos pranojmë shumë gola”, u shpreh ndër të tjera, Samir Ujkani, i cili pati një paraqitje të mirë në ndeshjen e sotme në krahasim me ndeshjet e kaluara, kundër Kroacisë dhe Ukrainës, nga të cilat ka pësuar gjithsejtë 9 gola.
Kosova u mposht nga Turqia me rezultatin 2:0 në Antalia në kuadër të eliminatoreve “Rusia 2018”.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...