Foto: Reuters

Berisha: Patëm raste, por s’i shfrytëzuam

12 Nëntor 2016 - 20:07      

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Valon Berisha, i cili sot pati një paraqitje dinjitoze në ndeshjen e sotme kundër Turqisë, tha se Kosova pati një pjesë të parë të mirë, ndërkaq pjesa e dytë ishte ajo ku çaluan.

“Kemi bërë një lojë shumë të mirë, kemi luftuar për njëri-tjetrin. Në pjesën e dytë nuk filluam mirë. Kemi pasur raste në kundërsulme, por nuk e kishim pasimin e fundit shumë të mirë. Nuk besoj se Turqia ka pritur një paraqitje të tillë tonën”, ka thënë ndër të tjera Berisha pas ndeshjes, raporton Koha.net.

Ai u shpreh se Kosova ka një ekip me shumë potencial, ndërsa shprehu besimin se “për çdo lojë do të përmirësohemi, por me një lojë të tillë e kemi përkrahjen e tifozëve dhe të tërë shtetit të Kosovës”.

Kosova u mposht me rezultatin 2:0 nga Turqia në Antalia në kuadër të eliminatoreve “Rusia 2018”. 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...