Hendbollistët e Kosovës kalojnë në finale të “IHF Trophy”

12 Nëntor 2016 - 18:33      

Kombëtarja e Kosovës sot fitoi ndeshjen gjysmëfinale të “IHF Trophy” që po zhvillohet në Kutaisi të Gjeorgjisë duke e mposhtur Britaninë e Madhe me rezultat 32:22 (16:6) pas një loje të sigurt dhe duke mos rrezikuar ndonjë lëndim eventual.

Djelmoshat e Kosovës ndeshjen e nisën furishëm dhe në minutën e 18 rezultati ishte11:1, pastaj kryetrajneri Fatmir Muhaxheri bëri zëvendësimet e duhura duke pasur parasysh se nesër e pret përballja me Moldavinë e cila bëri befasi duke i mundur nikoqirët Gjeorgjinë ne rezultat 33:24.

Në radhët e Kosovës u shquan portieri Berisha me mbrojtje të shkëlqyeshme, Haziri “agil” dhe i shpejtë, Muqolli si gjithnjë “snajperist”, Xhafolli maestral, Quni i pandalshëm në sulm dhe i pakalueshëm në mbrojtje, Ramadani “komandant” i vërtetë i mbrojtjes, Tahirukaj i pandalshëm nga krahu, sikur edhe Xhuka dhe Avdulli, por edhe të tjerët që u paraqitën në fushë si Mustafa, Luzha, Gubetini, Basholli dhe Lluka.

Duhet theksuar se gjatë dhe pas ndeshjes, Kombëtarja e Shqipërisë e cila ishte pjesëmarrëse me cilësi modeste (i humbi të gjitha ndeshjet) krijuan një atmosferë dhe ishte kënaqësi kur brohoritej për Kosovën dhe Shqipërinë.

Nesër Kombëtarja e Kosovës në ora 11:00, sipas kohës në Kosovë, në finale ballafaqohet me Moldavinë me të cilën në fazën grupore u ndanë me rezultat baras 27:27. 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...