13 Nëntor 2016 - 11:04
Pak para përfundimit të pjesës së parë të ndeshjes çerekfinale, Japonia madje zvogëloi epërsinë e amerikaneve në dy pikë, 48:46, pas një dypikëshi të shënuar nga Ramu Tokashiki.
Por gjërat u kthyen në vendin e vet dhe amerikanet u përshtatën me tempin e lartë në ofensivë të japonezeve dhe shënuan fitore bindëse me 46 pikë dallim, shkruan “The New York Times”, transmeton “Koha Ditore”. Për SHBA-në, ajo sfidë në pjesën e parë ishte moment nxitës, një që ndihmoi të shtynte basketbollistet drejt medaljes së gjashtë rresht olimpike.
Për Japoninë, humbja, edhe ajo në të cilën pranoi 110 pikë, doli edhe më inspiruese. Shërbeu si një moment i rëndësishëm, ndoshta më i madhi deri më tash, për të ngritur basketbollin e femrave, ndërsa Japonia po përgatitet për të organizuar Lojërat Olimpike Verore të vitit 2020 në Tokio.
“Sigurisht se dëshironim të fitonim medalje, ky ishte qëllimi kryesor”, thotë ndihmës-trajneri Tom Hovasse, një amerikan që ka luajtur katër minuta për skuadrën e NBA-së, Atlanta Hawks gjatë stinorit 1994/95... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...