Një dem i frikshëm në arenë, por jashtë saj frikësohet nga hija e vet

13 Nëntor 2016 - 10:20      

Ka një sekret për demin më të fortë dhe më të frikshëm në qarkun profesional të kalërimit të demave: Ai është një foshnje e madhe.

Brenda arenës, demi i vogël 748 kilogramë me ngjyra bardhezi është sikurse një bishë e vërtetë, shkruan “The New York Times”, transmeton “Koha Ditore”. Ai e ka emrin “Air Time” (Koha e ajrit) për shkak të aftësisë që të shtrembërojë trupin e tij masiv për të hedhur në ajër kalorësit.

Jashtë arenës demi është një krijesë e butë dhe e turpshme, që tronditet lehtë dhe frikësohet nga çdo gjë, prej insekteve e deri te zogjtë.

“Kur e morëm për herë të parë, ai vetëm dridhej nga frika dhe të shikonte në sy. Në momentin që bëje një hap drejt tij, ai vraponte në këndin e kundërt nga frika”, thotë trajneri Matt Scharping, i cili pothuajse çdo ditë e kalon me demin, i cili po bëhet gati për pjesëmarrje në serinë finale botërore të kalërimit profesional të demave, që do të mbahet këtë muaj në Las Vegas.

“Ai frikësohej edhe nga hija e tij. Ishte një kafshë shumë e nervozuar, pasi tërë kohën strukej në kënd nga frika” ... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...