Baba i Bashkimit

13 Nëntor 2016 - 09:42      

Imer Tahiri ka shumë respekt për klubin e basketbollit Bashkimi. Por edhe më i madh duket të jetë respekti i Bashkimit për Tahirin, basketbollistin mitrovicas të skuadrës prizrenase.

Një përfundim i tillë mund të sillet nëse shikohen fanellat e lojtarëve të Bashkimit, shkruan sot “Koha Ditore”. Në pjesën e prapme të fanellës së fundorit 25-vjeçar nuk shkruan mbiemri “Tahiri” si në fanellat e shumicës së lojtarëve që kanë mbiemrat të shkruar.

Në vend të “Tahiri” shkruan “Baba”. “Baba” pos për babanë, ka raste kur përdoret edhe për t'iu drejtuar dikujt që respektohet. Pikërisht për shkak të respektit ndaj Tahirit, në fanellën e tij me numër 4 shkruan “Baba”.

Për këtë ndryshim në fanellë është vendosur pa nisur edicioni 201617. Bashkimi pos në Kampionatin e Kosovës në Basketboll, për të dytin edicion po paraqitet edhe në Ligën Ballkanike... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...