Foto: Koha

Volejbollisti piktor

13 Nëntor 2016 - 08:57      

Skënder Lajqi ka disa ditë që nuk e ka marrë brushën në dorë për të bërë ndonjë pikturë. 34-vjeçari gjatë gjithë javës së kaluar ka qenë i angazhuar në sport - volejboll.

Me skuadrën e Pejës, Lajqi u paraqit në Ligën e Kampionëve, shkruan sot “Koha Ditore”. Por thotë se ka kohë që të dyja profesionet, ajo e piktorit dhe e sportistit po luftojnë brenda trupit të tij.

“Janë dy profesione brenda meje sikur luftojnë ndërmjet vete për ta rrëmbyer kohën ose më saktë, me cilën të merrem më shumë”, shprehet Lajqi, të enjten, në një bisedë të bërë në atelienë e tij në Prishtinë.

Por ngul këmbë se nuk mund të qëndrojë pa i ushtruar dy profesionet. “Përderisa jam duke u marrë me sport nuk mund të pikturoj dhe përderisa pikturoj nuk mund të merrem me sport. Dhe në këtë kuptim po them se brenda meje po luftojnë se cilës t'i përkushtohem më shumë” ... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...