12 Nëntor 2016 - 14:12
“Blutë” në fillim të sezonit treguan formë të dobët me katër mbrojtës, por që prej kthimit të formacionit me 3 mbrojtës, londinezët kanë siguruar pesë fitore me radhë në Premier Ligë.
Conte ka thënë se disa herë e kishte menduar formacionin në muajt e fundit, por ka pranuar se tani dihet më rehat me strategjinë e cila po tregohet e suksesshme për Chelsean.
“Ne filluam sistemin me një tjetër sistem sepse ideja ime ishte që të luaj me 4-2-4, por pastaj e ndërrova në 4-33 dhe luajtëm njëjtë si sezonin e kaluar me 4-2-3-1.
“E vërejta se në disa rrethana ne nuk patëm balancë dhe kur ju pësoni gola më shumë se kundërshtari, atëherë ata kanë më shumë raste që të shënojnë gola. Kjo nuk është gjë e mirë. Këtë sezon, ne kthyem sistemin 3-4-3 dhe mendoj se po përshtatet me ekipin”.
“Na ka përmirësuar mirë si në sulm ashtu edhe në mbrojtje dhe nuk kemi humbur situatën tonë asnjëherë. Mendoj se kjo është mënyra më e mirë për të vazhduar”.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...