Kosova shpreson që befasia e stërpërfolur ta godasë Turqinë

12 Nëntor 2016 - 08:16      

Përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaki, është i bindur se befasia do të ndodhë. Por ai nuk e thotë nëse kjo befasi do të ndodhë kundër Turqisë, të shtunën (sot, 18:00) në Antalya, kur këto dy ekipe do të ndeshen në kuadër të eliminatoreve për botërorin "Rusia 2018" - Grupi I.

"Përballja me Turqinë është një ndër ndeshjet më të vështira që kemi pasur. Jam i bindur se befasia do të ndodhë. A ndodh nesër (e shtunë v.j.) apo lojën tjetër, do ta shohim. Shpresoj ta kemi edhe fatin pas vetes, pasi po kemi raste për shënim dhe ato duhet t'i shfrytëzojmë", ka thënë Bunjaki në konferencën e mbajtur të premten në qytetin bregdetar turk, ku edhe do të luhet ndeshja para rreth 32 mijë shikuesve, shkruan sot Koha Ditore.

Bunjaki vlerëson lart grupin e futbollistëve që ka aktualisht. Thotë se gjendja në përfaqësuese është shumë e mirë. Edhe atmosfera. Mohon përçarjet. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...