11 Nëntor 2016 - 20:05
Britaniku synon fitoren të dielën, në mënyrë që ta shtyjë luftën e titullit kampion për në garën e fundit, që do të zhvillohet pas dy javësh në Abu Dhabi. Hamilton ka fituar dy garat e fundit në Shtetet e Bashkuara dhe Meksikë, teksa gjermani Rosberg e pasoi në të dyja ato.
Rosberg mund të fitojë titullin e parë kampion në Formula 1, nëse fiton të dielën. Gjë që do t’i privonte Hamiltonit mundësinë për titullin e katërt kampion për pilotë. Rosberg udhëheq me 19 pikë më shumë se Hamilton, kur kanë mbetur edhe dy gara nga kampionati i gjatë prej 21 garash në total.
Në fakt, Hamiltoni do të mund të ishte në kryesim të renditjes, nëse nuk do të ishte për Çmimin e Madh të Malajzisë, në tetor. Në atë garë, motori i tij mori flakë vetëm pak nga fundi i garës, të cilën po e kryesonte me lehtësi që prej fillimit. Por ky defekt i kushtoi atij 25 pikë, e prej atëherë ai mbetet vetëm ndjekës i Rosbergut.
Pista ka qenë e thatë të premten dhe e tillë pritet të jetë edhe në provat zyrtare për “Pole Position” të shtunën, ndërkohë që të dielën parashikohet për reshje shiu, gjë që mund të shkaktojë probleme.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...