Kosova kryen testin e fundit para ndeshjes me Turqinë [foto]

11 Nëntor 2016 - 18:25      

Sot pasdite në stadiumin “Antalya arena” ku do të zhvillohet ndeshja e nesërme kundër Turqisë Përfaqësuesja e Kosovës mbajti seancën e fundit stërvitore e ku ishin të pranishëm edhe një grup i adhuruesve “Dardanët”.

Sipas njoftimit për media ata kanë brohoritur emrin e kryetarit të FFFK-së, Fadil Vokrri dhe “duam fitore” e “luani për neve”.

Ky ishte testi i fundit përgatitor para ndeshjes, ku janë zhvilluar të gjitha taktikat e mundshme për kundërvënie ekipit të Turqisë.

Atmosfera në përfaqësuese është mjaft e mirë dhe pritet një ndeshje e fortë me përkrahjen edhe të adhuruesve Dardanët si dhe shumë shikues që kanë ardhur sot në numër të konsiderueshëm, nga Kosova, thuhet në njoftim.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...