11 Nëntor 2016 - 18:21
Ministri Shala përgëzon xhudisten Krasniqi dhe ekipin e saj për këtë sukses të arritur.
“Ky rezultat i Distrias është tashmë dëshmi se kemi krijuar vazhdimësi të fitoreve e sukseseve në sportin e xhudos dhe cilësinë që posedojmë si vend në këtë sport. Rezultati i xhudistes tonë është i mirëpritur jo vetëm për ekipin e saj dhe sportin e xhudos, por na gëzon e na bën krenar të gjithëve”, u shpreh Shala.
Këtë të arritur të radhës të Krasniqit, ministri e konsideron si një inkurajim që si ministri të punojë edhe më shumë në përkrahjen e sportistëve në paraqitje sa më cilësore në arenën ndërkombëtare të sportit por edhe të korrjeve të rezultateve të reja.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...