Foto: Reuters

Coutinho bëhet synimi kryesor i Barcelonës

11 Nëntor 2016 - 12:01      

Ylli brazilian i Liverpoolit, Philippe Coutinho është duke kaluar një formë të shkëlqyer në këtë sezon, formë kjo që e ka bërë Barcelonën t’i kthejë sytë nga ai në afatin kalimtar të verës.

Gazeta spanjolle Sport raporton se marrëdhënia e mirë e Coutinhos me Neymarin është një nga arsyet që Barcelona dëshiron transferimin e tij, transmeton Koha.net.

Sport gjithashtu shkruan se Cotunho do të adaptohej shumë mirë me sistemin e Luis Enriques te Barcelona, dhe beson se ylli i Liverpoolit posedon “ADN e Barcelonës”.

Nga Liverpooli klubi katalunas kishte transferuar edhe sulmuesin uruguaian Luis Suarez më 2014, kurse tani synon transferimin e Coutinhos që ka shënuar 5 gola në 11 paraqitje nën drejtimin e Jurgen Kloppit, skuadra e të cilit është lider aktual në Premier Ligë.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...