Hetemaj lëndohet, mungon ndaj Ukrainës

11 Nëntor 2016 - 08:32      

Mesfushori kosovar Përparim Hetemaj nuk do t'i ndihmojë Përfaqësueses së Finlandës në ndeshjen eliminatore kundër Ukrainës në kuadër të Kampionatit Botëror "Rusia 2018", kanë njoftuar të enjten mediumet finlandeze.

Hetemaj ka pësuar një lëndim gjatë grumbullimit që Finlanda e ka mbajtur në Austri para nisjes për në Kiev ku do të zhvillojë ndeshjen me Ukrainën.

Ndeshja Ukrainë -Finlandë do të zhvillohet të shtunën (12 nëntor) dhe i takon Grupit I të eliminatoreve për Botëror, përcjell Koha Ditore.

"Hetemaj është lënduar dhe nuk do të luajë kundër Ukrainës", ka shkruar "Yle.fi".

Finlanda zë vendin e parafundit në grup me një pikë, sa ka edhe Përfaqësuesja e Kosovës si e fundit. Këtij grupi i prijnë Kroacia dhe Islanda me nga shtatë pikë. Hetemaj 29-vjeçar ka 44 ndeshje dhe katër gola të shënuar me Finlandën.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...