Çka pret Bunjaki nga ndeshja me Turqinë

10 Nëntor 2016 - 23:45      

Përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaki, ka deklaruar se pret përballje të vështirë me Turqinë në xhiron e katërt të Grupit I në Kualifikimet për “Rusia 2018”.

Turqia e Kosova luajnë të shtunën prej orës 18:00, ndërsa Bunjaki pret që Kosova të tregojë forcën e vet, edhe pse akoma thotë se është në fazën e koordinimit.

Bunjaki ka deklaruar për Interaktiv në KTV se Kosova ka treguar se di të luajë lojë ofensive, por thotë se si synim për ndeshje ka që të mos pësojë në 30 minutat e parë.

“Përderisa Turqia ishte në Euro 2016 ne po përgatitemi të lidhemi si ekip. Kemi treguar se kemi kapacitet të lojës ofensive, por akoma jemi në fazën e përgatitjeve, të koordinimit. Koha flet për të ardhmen e Kosovës. Do të jetë ndeshje e vështirë, sidomos në Turqi. 30 minutat e parë nuk duhet të pranojmë kurrsesi gol që ta kemi më lehtë për më vonë”, ka thënë Bunjaki.

Ai po ashtu ka konfirmuar se Donis Avdijaj i është bashkuar ekipit të Kosovës dhe se të gjithë lojtarët janë mirë me shëndet dhe të gatshëm për lojë. Bunjaki shpreson që formën e lartë që kanë lojtarët me klube ta paraqesin edhe në ndeshjen me Turqinë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...