Mbërrin kombëtarja e Izraelit, Tirana në “shtetrrethim”

10 Nëntor 2016 - 21:53      

Me rastin e ardhjes së skuadrës përfaqësuese të Izraelit për ndeshjen eliminatorë “Rusi 2018” kundër Shqipërisë në Elbasan Arena, do të ketë disa bllokime të rrugëve në kryeqytet.

Një siguri si rrallëherë më parë në prag të një aktiviteti sportiv, e ngjashme vetëm me ardhjen e skuadrës serbe dhe personaliteteve më të lartë amerikanë në vendin tonë.

Ekipi izraelit ka mbërritur në aeroportin e Rinasit rreth orës 18:00 dhe përgjatë gjithë rrugës është shoqëruar nga forca të shumta të policisë dhe agjentë sekretë, të cilët e kanë shoqëruar deri në qendër të Tiranës në hotelin ku do të akomodohet para sfidës me Shqipërinë.

Pak para mbërritjes, Policia e Tiranës, bëri të ditur se duke filluar nga sot, më datë 10.11.2016, prej orës 17:30 deri 18:30, do të ketë bllokime përkohësisht të segmenteve Rrugore duke filluar nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, Rruga Internacionale kryesore Rinas – “Qafë Kashari”, Autostrada Durrës-Tiranë, duke vijuar tek mbikalimi i Kamzës, Rruga “29 Nëntori”, Sheshi “Shqiponja”, Rruga “Dritan Hoxha”, Sheshi “Karl Topia”, rruga e “Durrësit”, Rruga “Ded Gjo Luli”, Rruga “Ibrahim Rugova”, Rruga “Çamëria”, Sheshi “Skënderbej”, Rruga “Abdi Toptani” dhe Rruga “28 Nëntori”.

Po ashtu, nuk do të lejohet parkimi i automjeteve dhe do ketë bllokim në Rrugën “28 Nëntori” dhe Rrugën “Amdi Toptani”. Policia kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe përdoruesve të tjerë të rrugëve.

Shoqërimi dhe ruajtja e tyre i është ngarkuar forcave speciale RENEA, ndërsa në gatishmëri do të jenë edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejt.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...