Terim fton lojtarët: Bëni atë që kundërshtari ta ndiejë fuqinë tuaj

10 Nëntor 2016 - 10:11      

Përzgjedhësi i përfaqësueses së Turqisë, Fatih Terim, ka ftuar futbollistët e tij që ta përjetojnë çdo minutë dhe të kenë përqendrim të plotë deri në fund të ndeshjes për ta bërë Kosovën që ta ndiejë fuqinë e tyre.

Ai ka thënë se Turqia nga ndeshja me Kosovën pret që të hapë një faqe të re. Terim ka shtuar se gjithë lojtarët e ftuar, duke iu referuar edhe yjve të rikthyer si Arda Turan, Burak Yilmaz, Gokhan Gonul e Selçuk Inan, e kanë merituar ftesën dhe se duhet të japin maksimumin e tyre në ndeshjen kundër Kosovës. Ndeshja Turqi - Kosovë zhvillohet të shtunën në Antalya, në kuadër të Grupit I për eliminatorët e kampionatit botëror "Rusia 2018", shkruan sot Koha Ditore.

Si Turqia ashtu edhe Kosova nuk kanë shënuar asnjë fitore në tri ndeshjet e kaluara. Turqia ka dy pikë, kurse Kosova një. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...