10 Nëntor 2016 - 09:33
Mirëpo zyrtarëve të klubit bardhekaltër as që iu ka shkuar ndërmend se herë pas here, qoftë për stërvitje apo ndeshje kampionale, do të gjejnë strehim te rivalët më të mëdhenj për titullin e kampionit, shkruan sot Koha Ditore.
Prishtina në fillim të këtij edicioni lidhi kontratë njëvjeçare me skuadrën e KEK-ut, që stërvitjet t'i mbajë në fushën ndihmëse të saj, kurse ndeshjet si vendase në fushën kryesore të stadiumit "Agron Rama" në Obiliq.
Por, orari i KEK-ut dhe të reshurat e mëdha kanë bërë që stadiumi në Obiliq të mos jetë çdo herë në dispozicion për Prishtinën. Për këtë arsye ndeshjen e fundit si vendase e luajti në fushën e lideres së kampionatit, Trepçës '89 - në Mitrovicë, ndërsa këtë javë po stërvitet në fushën e skuadrës kampione, Ferronikelit nga Drenasi. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...