Plas sherri te Kosova, Bunjaku nuk udhëton për në Turqi

10 Nëntor 2016 - 08:21      

Sulmuesi Albert Bunjaku nuk i është bashkuar Përfaqësueses së Kosovës në futboll për ndeshjen kundër Turqisë, që zhvillohet të shtunën në Antalya.

Sulmuesi me më së shumti përvojë te Kosova është ftuar nga seleksionuesi Albert Bunjaki, por ka vendosur të qëndrojë në Zvicër, pasi ndien se po i bëhet e padrejtë nga trajneri, shkruan sot Koha Ditore.

Përfaqësuesja e Kosovës, të mërkurën, ka mbajtur stërvitjen e parë në Antalya, në prag të kësaj ndeshjeje eliminatore për botërorin "Rusia 2018" dhe mungesa e sulmuesit Bunjaku nuk është njoftuar nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK), e cila ka njoftuar "për harmoni brenda skuadrës". (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...