Prishtina mposhtet në shtëpi nga ekipi turk

9 Nëntor 2016 - 20:21      

Prishtina është mposhtur në shtëpi nga ekipi turk Demir Insaat në xhiron e katërt të Grupit H në FIBA Europe Cup.

“Plisat” humbën me diferencë prej dhjetë pikësh, 71:81.

Çereku i parë i takoi vendasve me katër pikë diferencë, 24:20, por turqit u kthyen në periudhën e dytë duke mbyllur pjesën e parë në epërsi, 40:41. Edhe periudha e tretë përfundoi në të mirë të mysafirëve, 17:21, ndërsa Prishtina u mundua të afrohej në periudhën e fundit, por e pati të pamundur të përmbyste epërsinë e turqve.

Prishtina me këtë humbje zbeh gjasat gjasa për kalim tutje në FIBA Europe Cup. Ajo është e fundit në grup me katër pikë. Pozita e parë mbahet nga Enisey që ka tetë, e dyta nga Demir Insaati që ka shtatë dhe Rilski në pozitën e tretë ka pesë pikë.

 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...