Berisha e Memushaj tregojnë se cilat do jenë “armët” kundër Izraelit

9 Nëntor 2016 - 14:51      

Dy futbollistët e Kombëtaresh Shqiptare, Ledian Memushaj dhe Etrit Berisha kanë folur para medieve për ndeshjen e radhës kundër Izraelit.

Fillimisht portieri Etrit Berisha deklaroi: “Është një ndeshje decisive, sepse Izraeli është kundërshtari ynë direkt dhe real, në këtë grup të fortë. Mendoj se forcën më të madhe, kjo skuadër e ka tek sulmi. Kemi dy ditë që po punojmë me stafin, për të zbërthyer mënyrën e tyre të lojës. Ne duhet të marrim maksimumin, duke përballuar sulmet e tyre dhe të gjejmë forcë për t’i goditur”,tha gardiani i portës së Shqipërisë.

Ndërsa Memushaj ka treguar se është i përqendruar vetëm te ndeshja me Izraelin.

Më pas pyetjeve i është përgjigjur Ledian Memushaj. “Italia? Kanë shumë respekt për skuadrën tonë dhe ata e vlerësojnë arritjen tonë të deritanishme. Por ne, na duhet të përqëndrohemi tek Izraeli. Po stërvitemi shumë fort, për këtë ndeshje. Në kombëtare ka shumë konkurrencë dhe kjo është gjë shumë e mirë. Zgjedhjet janë të trajnerit dhe unë do të përpiqem sa më shumë për të merituar besimin e tij dhe për të dhënë më të mirën”, përfundoi mesfushori i kombëtares së Shqipërisë.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...