Prishtina ka rastin e fundit, Peja ka më shumë shpresa

9 Nëntor 2016 - 12:42      

Sigal Prishtina po e kërkon fitoren e parë në këtë edicion të FIBA Europe Cup dhe për skuadrën kampione të Kosovës e Ligës Ballkanike ky është rasti i fundit për t'u futur në garë për kualifikim në raundin tjetër Bardhekaltrit të mërkurën (18:00) presin ekipin nga Turqia, Demir Insaat, në kuadër të xhiros së katërt të Grupit H dhe kjo vlerësohet ndeshje kyç për rrugëtimin në Evropë.

Sigal Prishtina është e fundit në grup me tri pikë nga tri humbje dhe një prej këtyre humbjeve e ka pësuar nga ekipi turk, me 42 pikë dallim. Ekipi turk është i dyti në tabelë me pesë pikë, shkruan sot Koha Ditore.

Nëse Prishtina e humb edhe këtë ndeshje, atëherë gjasat për t'u kualifikuar në fazën e dytë të grupeve do të shuhen. Skuadra prishtinase edhe edicionin e shkuar u eliminua në fazën e parë, kur regjistroi katër humbje e dy fitore.

Po ashtu, ndeshje të rëndësishme të mërkurën (sot) e pret edhe skuadrën e Pejës. Ajo prej orës 19:30 në palestrën "Karagaçi" përballet me ekipin rumun Cluj-Napoca në kuadër të Grupit G. Skuadra pejane ka një fitore dhe dy humbje, një prej tyre e ka pësuar në Rumani në sekondat e fundit. Cluji është lider i grupit e tri fitore në po aq ndeshje.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...