Respekti i turqve për Kosovën daton nga koha e Vokrrit dhe e Prekazit

9 Nëntor 2016 - 10:23      

Turqia qëndron shumë më larg se Kosova në futboll. Qëndron më larg edhe se shumë vende të tjera evropiane, shkruan sot Koha Ditore.

Kampionati turk është mjaft i vlerësuar, ndërsa skuadrat më të mëdha të këtij vendi, sidomos ato nga Stambolli, joshin edhe futbollistët prej më të mirëve. Edhe përfaqësuesja e Turqisë ka arritur nivel të lartë dhe prej saj pritet kualifikimi në çdo kampionat botëror e kampionat evropian.

Por dekada më parë futbolli në Turqi ishte dukshëm nën nivelin e futbollit të Jugosllavisë, pjesë e së cilës ishte edhe Kosova. Madje ndikimi i Jugosllavisë në futbollin turk vlerësohet shumë i madh. Pjesë në këtë ndikim natyrisht ka edhe Kosova. Lojtarë të njohur të Kosovës kanë luajtur në kampionatin e Turqisë në dekadat e kaluara.

Ndër të tjera në Turqi, me plot sukses, karrierë ka bërë kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri. Vokrri 56-vjeçar vlerësohet legjendë e futbollit të Kosovës për atë që ka bërë me Prishtinën, por suksese kishte edhe te Partizani i Beogradit, te Nimesi në Francë dhe te gjiganti turk, Fenerbahçe.

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...