Pioli zyrtarizohet si trajner i Interit

8 Nëntor 2016 - 20:27      

Interi ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Stefano Piolin për të marrë drejtimin e skuadrës.

Ishte vetëm çështje kohe se kur do të zyrtarizohej. Stefano Pioli është trajneri i ri i Interit. 51-vjecari arriti të bindë drejtuesit e klubit, më shumë sesa Marcelino Garcia Toral dhe do të jetë pikërisht ish-trajneri i Lazios pasuesi i Frank De Boer në stolin e Interit.

Klubi zikaltër me një komunikatë në faqen zyrtare bëri të ditur angazhimin e Piolit si trajner të ri të skuadrës. 51-vjeçari ka nënshkruar një kontratë që do ta mbajë të lidhur me Interin deri në verën e vitit 2018.

Pioli do të prezantohet zyrtarisht para mediave të enjten në qendrën sportive të Interit, Angelo Moratti.

Ai do të debutojë me Interin në derbin e ‘Madonninës’, përballë Milanit më 20 nëntor.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...