8 Nëntor 2016 - 13:44
Vendimi është i beftë jo vetëm për tifozët, por edhe për vetë FSHF-në, ku kishte një bindje se stadiumi kishte kaluar testet e UEFA-s, ekspertët e së cilës vëzhguan terrenin dhe ambientet e tjera të stadiumit pak ditë më parë.
Gjithsesi, ky vendim nuk ka shprqendruar Kombëtaren, e cila nisi të hënën në Durrës përgatitjet për ndeshjen e 4-t në eliminatoret e Botërorit rus.
Seanca e parë stërvitore për ndeshjen e së shtunës me Izraelin ishte kryesisht pa një ngarkesë të madhe fizike dhe me shumë lojë me top duke qenë se futbollistët kuqezi kanë patur vetëm pak orë më parë impenjime me klubet e tyre, transmeton TCH.
Gjatë seancës, 6 futbollistë u stërvitën veçmas nga pjesa tjetër e grupit, Berat Gjimshiti, Rei Manaj, Ledian Memushaj, Burim Kukeli, Eros Grezda dhe Armando Sadiku, që vjen pas një periudhe të gjatë riaftësimi për shkak të një dëmtimi.
Të 6 këta futbollistë gjithashtu nuk morën pjesë as në skemat e përgatitura nga trajneri, ndërsa zhvilluan një vrap të lehtë rreth fushës ku u stërvit kombëtarja.
Stërvitja e parë zgjati rreth 80 minuta dhe humori i lojtarëve ishte ai i duhuri për nisjen e një jave përgatitjesh për një ndeshje shumë të rëndësishme ndaj një rivali direkt si Izraeli.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...